Bota e muzikës në zi, shuhet mbretëresha e “Rock’n Roll-it”

Këngëtarja e njohur Tina Turner ka ndërruar jetë në moshën 83-vjeçare.

Përfaqësuesja e saj tha në një deklaratë: “Tina Turner, ‘Mbretëresha e Rock’n Roll’-it ka vdekur sot e qetë në moshën 83-vjeçare pas një sëmundjeje të gjatë në shtëpinë e saj në Küsnacht afër Cyrihut, Zvicër.

Me të, bota humbet një legjendë muzikore dhe një model”.