Plas debati i ashpër në studio, ndërhyn moderatorja: Ju lutem mos kaloni në personale (Video)

Të ftuar në “Shqipëria Live”, deputeti Halit Valteri dhe pedagogia Ilirjana Kuçana kanë debatuar me tone të ashpra në lidhje me pagat e deputetëve dhe shitjen e votës.

Është dashur ndërhyrja e moderatorëve për të rikthyer “normalitetin” në studio.

Pegagogia: …këta që iu shtohen pagat, dhe të shkosh dhe t’iu thuash që “Unë ty të ble për 50 mijë lekë” dhe ta katandisësh deri në atë pikë sa të shesë votën për 50 mijë lekë. Kjo është një dramë e madhe sociale.

Halit Valteri: Mos merr të mirëqenë çdo fjalë që del nga Saliu

Pedagogia: Valter, kjo është një dramë sociale edhe për fëmijën tat, edhe për timin.

Halit Valteri: Shumë dakord, kush shet votën shet të ardhmen e fëmijëve tanë. Po nuk e ka fajin qeveria. Qeveria e ka fajin që ti shkon dhe shet votën për x dhe y?

Pedagogia: Më fal një mirëqeverisje, të detyron ty të shesësh votën?