Nusja bëhet tapë dhe i bën namin burrit duke e kafshuar, ndërpritet dasma në Korçë

Ajo që supozohej të ishte dita më e bukur e jetës së tyre nuk ka shkuar ashtu siç mendohej për një çift në Korçë dhe fajin për këtë, mesa duket e ka pasur vetë nusja.

Siç ka shpjeguar korrespondetja e Korçës në emisionin “Aldo Morning Shoë”, nusja 21-vjeçare është dehur aq shumë, saqë ka kafshuar në vesh bashkëshortin e saj.

Dhe jo një kafshim i vogël, por një mjaftueshëm i fortë sa për t’i shkaktuar atij gjakderdhje.

“Më pas vjehrra e ka marrë nusen, e ka zhveshur,e ka çuar në shtëpi dhe dasma është mbyllur shpejt e shpejt.”-raportoi korrespondetja nga Korça.