Shpërthimi me tritol në Tiranë, dalin detajet e para

Një shpërthim me tritol ka ndodhur mbrëmjen e sotme në zonën e Freskut, në Tiranë.

Mësohet se lënda plasëse ishte vendosur në një fasoneri, ku fatmirësisht nuk kishte asnjë person, por ka lënë të tronditur banorët e zonës.

Shpërthimi ka shkaktuar dëme materiale.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimin për zbardhjen e rrethanave të saj.