Habit Arian Çani: Ky është “snajperi” i PD që ka ambicie për t’u bërë kryeministër

Gazetari Arian Çani tha në emisionin “Now” se minimumi deri në 2029 në krye të pushtetit do jetë Edi Rama.

Sipas tij deri atëherë janë disa personazhe të politikës që synojnë të bëhen kryeministra, mes tyre ai që Çani e quajti politikani snajper i PD që mund të surprizojë.

Kush janë njerëzit që kanë ambicie? Për mua ambicien potenciale e kanë Berisha, Jorida Tabaku, simpatike, me staturë; Arlind Qori e ka si mision do të ndryshojë gjërat në këtë vend; Gazment Bardhi, kujdes Gaz Bardhin, mos e merrni lehtë, është i rrezikshëm politikisht, është snajper politike.

S’e di çfarë do bëjë Alibeaj, edhe ai më duket ambicioz i madh, se di pse e dha dorëheqjen, tha Çani.