E RËNDË/ 67-vjeçari qëllon me çifte fqinjën, detajet e para

Një grua ka mbetur e plagosur sot në mesditë, pasi është goditur me saçmen e armës së gjahut në Shkodër.

Paraprakisht, dyshohet se ngjarja ka qenë aksidentale.

69-vjeçarja po kalonte në rrugë kur është lënduar nga fqinji i saj, 67-vjeçari me iniciale D.R.

Gruaja është dërguar në spital, ndërësa fqinji është shoqëruar në Komisariat.

Arma është sekuestruar, ndërsa vazhdojnë hetimet për ngjarjen.