Shiu i dendur ‘bën kërdinë’ në Tiranë, përmbyten rrugët (Foto)

Vetëm pak minuta reshje mjaftuan që disa rrugë të Tiranë të përmbyten.

Rruga pranë mbikalimit të Selitës është “zhytur” në ujë duke vështirësuar qarkullimin e automjeteve.

E ngjashme është situata dhe në disa rrugë të tjera të kryeqytetit.

Tirana sot është përfshirë nga një shi i rrëmbyeshëm, shoqëruar me erë të fortë dhe shtrëngata. Ky mot pritet të vazhdojë dhe në fundjavë, sipas sinoptikanes Ladja Porja.