“Nëse fillon një pëlqim mes neve te dyve…”- Nita Latifi dhe Shpati rinisin historinë e tyre të dashurisë? Dy ish-banorët e BBV kapen mat së bashku në Prishtinë

Kur Shpati hyri në “Big Brother”, u zbulua edhe lidhja që ai kishte pasur me Nita Latifin. Ishte vetë këngëtarja ajo që e zbuloi se dyshja kishte pasur një histori së bashku, megjithatë kishin kuptuar se s’kishin ndenja për njëritjetrin dhe ishin ndarë shpejt.

Por tashmë që ky format ka përfunduar, duket se dy personazhet e kanë gjetur sërish njëritjetrin. Nita dhe Shpati janë parë shpesh në Prishtinë, dhe mediat flasin se mes tyre ka nisur një raport dashurie.

Megjithatë, të dy këtë herë kanë provuar ta jetojnë këtë histori larg syve të publikut. Këngëtarja Nita Latifi ka pohuar se ishte e gatshme të niste një lidhje me Shpat Kërleshin në BBV, nëse do rizgjoheshin ndjenjat mes tyre.

Por ajo u shpreh se Shpati “donte të luante me dy porta”, referuar flirtit të tij me Dea Michelle. Ajo theksoi se ai nuk diti të menaxhojë raportin mes saj dhe Deas ndaj vendosi që të distancohej. Këngëtarja tha se në momentin që hyri në shtëpinë e BBV e njohu nga sytë dhe “mendoi se i sollën botën aty brenda”.

“Hyrja e Shpatit, kemi pasur një lloj njohje, jo lidhje e kuptuam që në fillim që nuk do ecte, mbetëm shokë. Kur e futëm në BBV, mendova se më sollën botë aty brenda, ishte i vetmi që e njihja pak, ndërsa të tjetër nuk njihja asnjë, si personazhe po, por personalisht jo. Nuk më bezdisi fakti që u afrua me Dean, por fakti që Shpati nuk diti të menaxhojë raportin me mua dhe Dean, aty ishte shqetësimi im.

Normalisht në momentin që ka ardhur, unë ja kam njohur sytë Shpatit. Afërsia jonë ishte shumë e natyrshme, kam thashë kjo energji e pozitivitet, siç thotë Kiara ‘Le të rrjedhë’, duhet të lija gjithçka saqë i thashë se nëse rifillon një pëlqim mes neve te dyve jam ‘ok’. Ishte diçka e bukur që ndodhte brenda në shtëpi, nuk i vendosa vetes as kufij, asgjë. Nuk u zhgënjeva, thjesht ai donte të luante me dy porta. U pajtua shumë shpejt me lojën e Deas, se ajo e kishte lojë. Fakti që e bëri këtë pa e ditur se si ishin situatat në shtëpi, reagova në mënyrën time, ia bëra me dije në disa mënyra qëNë kohën që dyshja ishte në “Big Brother”, u vu re një afrimitet midis tyre. Ishte pikërisht Luizi ai që e pyeti këngëtaren rreth raportit që kishte me Shpatin.

Në kohën që dyshja ishte në “Big Brother”, u vu re një afrimitet midis tyre. Ishte pikërisht Luizi ai që e pyeti këngëtaren rreth raportit që kishte me Shpatin. Ai i tha: “Nita, a u ndjeve xheloze që Shpati që kur u fut u afrua më shumë me Dean sesa me ty?”.

https://zebra.cdnja.co/v/op/OpQvn.mp4?token=S_l5iE5cmTUyc7jAjchgdA&expires=1685173537