Vrau burrin dhe e bëri copa- copa! Gruaja dënohet 14 vite (FOTO)

Dënohet nga një gjykatë në Itali me 14 vjet burg Nadire Kurti. Ajo vrau vitin e kaluar bashkëshortin e saj, Shefki Kurtin, 72 vjeç, copëtoi trupin e pajetë të bashkëshortit dhe pasi e futi në disa qese e hodhi në një kanal, shkruajnë mediat italiane.

Gruaja e pranoi krimin më 18 Gusht të vitit të kaluar. Ajo pohoi se kishte përdorur një hanxhar dhe disa thika. Pjesët e trupit të pajetë u gjetën fillimisht më 28 Korrik.

Prokurori shpjegoi se brutaliteti i këtij krimi i kishte bërë hetuesit që të mendonin pista të tjera fillimisht. Në fakt së pari u fol për një lidhje me krimin e organizuar.

Por më vonë u zbulua se bëhej fjalë për probleme familjare. Nadirja kishte probleme psikologjike. Prej vitesh ajo ndiqej nga një psikiatër.