Tensionet në Veri, vjen reagimi nga Ministri i Jashtëm i Serbisë

Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiç, në një deklaratë për mediat është shprehur se Serbia me ngritjen e nivelit të gatishmërisë ushtarake, nuk do të tregojë që po përgatitet për ndërhyrje në Kosovë.

Ai tha se po përgatiten për të gjitha skenaret dhe se do të mbrojnë popullin e tyre,

“Ne sigurisht që do ta mbrojmë popullin tonë, shpresojmë që të mos vijë deri te nevoja për ndërhyrje ushtarake”, tha Daçiç.

Duke komentuar tensionet e djeshme në veri të Kosovës të Daçiç ka thënë se mund të jetë ndoshta një nga situatat më të rrezikshme.

“Ata sulmojnë atë që është baza e mbijetesës së popullit serb në veri të Kosovës, që është pushteti lokal që duhet ta mbajmë. Aty nuk ka popullsi të përzier, që të thoni se aty ka shqiptarë. Trembëdhjetë serbë votuan në të ashtuquajturat zgjedhjet. Tani keni disa këshilltarë dhe kryetarë komunash të rinj apo kryebashkiakë dhe që në fillim kemi thënë se kjo lëvizje mund të shkaktojë konflikte të mëdha dhe e kemi paralajmëruar bashkësinë ndërkombëtare”, tha Daçiç.

Dacic pretendon se kryeministri i Republikës së Kosovës Albin Kurti, vazhdimisht po merret me krijimin e krizave dhe se pozita e popullit serb në Kosovë po përkeqësohet gjithnjë e më shumë.

“Ne nuk jemi për konflikte, jemi për zgjidhje paqësore të të gjitha çështjeve, por të gjithë duhet ta dinë se e gjithë Serbia qëndron prapa popullit tonë në Kosovë, prandaj presidenti serb Aleksandar Vuçiq urdhëroi që të ngrihet niveli i gatishmërisë luftarake, jo sepse po përgatitemi të ndërhyjmë, por të jemi të gatshëm për të gjithë skenarët”, tha Daçiç.