Të shtëna me armë zjarri në këtë vend, 3 të vrarë dhe 5 të plagosur, zbardhen detajet e para

Të paktën 5 persona kanë humbur jetën dhe 5 të tjerë kanë mbetur të plagosur në garën me motoçikleta në Red River, New Mexico, të shtunën, tha kryebashkiaku i Red River Linda Calhoun për CNN.

Një nga të plagosurit u transportua me helikopter në një spital në Denver, sipas njoftimit të policisë.

Policia kishte postuar më herët në Twitter se dy persona u vranë dhe disa të tjerë u plagosën.

Të gjithë ata që janë përfshirë në të shtënat ndodhen në paraburgim.

Tubimi vjetor tërheq dhjetëra mijëra në rrugën kryesore të qytetit për fundjavën e Ditës së Përkujtimit.