Sulmuan me armë policët në kufirin e Morinës, Gjykata merr vendimin drastik për 6 emigrantët (Emrat)

Gjykata e Kukësit ka dhënë masën ‘arrest me burg me afat 3-mujor’ për gjashtë emigrantët sirian, alegjerian dhe maroken.

Këto shtetas u arrestuan nga policia dy ditë më parë pasi në tentativë për të trafikuar klandestinë nga Lindja e Mesme kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të uniformave blu në kufirin mes Shqipërisë dhe Kosovës.

Pasi i kanë lokalizuar, shërbimet e policisë iu kanë bërë thirrje trafikantëve që të ndalojnë, por disa prej tyre kanë hapur zjarr në drejtim të punonjësve të policisë duke rrezikuar seriozisht jetën e tyre, por fatmirësisht asnjë prej tyre nuk ka mbetur i lënduar.

Krahas të arrestuarve, në kërkim u shpall dhe 27-vjeçari Sultan Grimashi me shtetësi algjeriane. Ky i fundit sipas policisë konsiderohet personi kyç i rrjetit të trafikut emigrantëve nga vendet e treta, përmes Greqisë, Shqipërisë, Kosovës dhe Serbisë, me destinacion final shtetet e BE-së.

Ayoub Bahhoo, 27 vjeç, me shtetësi algjeriane

Muhaned Nasir, 25 vjeç, me shtetësi siriane

Nagid Alabdahah, 20 vjeç, me shtetësi siriane

Muhamed Shehab, 21 vjeç, me shtetësi siriane

Mohamed Radaëin, 20 vjeç, me shtetësi siriane

Rabii Lqadi, 40 vjeç, me shtetësi siriane