Vdesin dy të rinj në Shkodër, njëri aksidentohet me makinë, tjetri rrëzohet nga lisi

Dy të rinj kanë humbur jetën në Shkodër brenda pak orëve. Mësohet se një 28 -vjeçar, banues në lagjen “Liria”, duke drejtuar automjetin tip “Dayang”, ka humbur kontrollin dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga. Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur “Muri i kalasë”, në lagjen “Liria”. Ai u dërgua menjëherë në spital, por për shkak të dëmtimeve 28-vjeçari ka humbur jetën.

Ndërkohë, një 34-vjeçar ka vdekur për shkak të dëmtimeve të shumta që kishte marrë, pasi kishte rënë nga lisi. Mësohet se i riu ka humbur jetën në Spitalin e Traumës.