Aksident i rëndë/ Përplasen “kokë më kokë” dy makina, ka të plagosur

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e kësaj të hëne në aksin nacional Korçë – Bilisht, në afërsi të fshatit Cangonj.

Nga raportimet paraprake bëhet me dije se një mjet “Benz” ngjyrë të bardhë është përplasur “kokë më kokë” me një mjet tip “Volkwasgen caddy”. Si pasojë e përplasjes është përmbysur në anë të rrugës mjeti Volkswagen.

Nga aksidenti kanë mbetur të plagosur 3 persona të cilët janë transportuar drejt spitalit të Korçës.

Ende nuk dihet gjendja e tyre shëndetësore. Ndërkohë që ka edhe dëme të shumta materiale pasi duket se përplasja ka qenë shumë e fortë.

Policia në vendngjarje po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.