Paralajmërimi i KFOR-it nuk u përfill dhe pasi protestuesit serbë të mbledhur në Zveçan nisën përleshjen me ushtarët e misionit paqeruajtës të NATO-s, personat e maskuar dolën në rend të parë, raporton Gazeta Express.
Siç shihet në disa pamje, personat e maskuar janë të janë vënë në sulm kundër ushtarëve të KFOR-it.
Disa prej tyre kanë hedhur gjësende në drejtim të pjesëtarëve të KFOR-it, ndërsa një prej tyre është parë duke goditur mbrojtëset e ushtarëve me shkop bejzbolli.