Shkrumbohet gjatë natës banesa në Malësinë e Madhe

Një banesë është shkrumbuar nga flakët mbrëmjen e djeshme në fshatin Grabon në Bashkinë e Malësisë së Madhe.

Mësohet se shtëpia është në pronësi të shtetasit Zef Gjergjit, ndërsa fatmiirësisht nuk ka lëndime në njerëz.

Ende nuk dihen shkaqet e rënies së zjarrit në banesë. Në vendngjarje kanë shkuar zjarrfikësit dhe policia e cila po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.