‘Larg qoftë të jem serbe’, Dojna Mema reagon ashpër pas kritikave: Kanë masakruar gjakun tonë

Moderatorja Dojna Mema është përballur së fundmi me një situatë aspak të këndshme. Imazhi i saj është keqpërdorur nga personazhe të njohur të rrjeteve sociale duke e bërë një vajzë serbe.

“Unë nuk jam serbe (larg qoftë)”, ka shkruar Dojna mes sqarimit, por është përballur me një lum mesazhesh nga shqiptarë që e akuzojnë se nxit urrejtje.

“Më vjen një lum mesazhesh ku më thonë je personazh publik, kjo nxit urrejtje ndaj rracës. Njerëz mos u bëni me memorie të shkurtër. Serbia është një vend i cili ka përdhunuar, ka vrarë, ka masakruar gjakun tonë, shqiptarët e Kosovës. Dhe për sa kohë nuk bëjnë një hap mbrapa, ta pranojnë, nuk mund të ketë një dorë-dhënie. Flasim për një shtet që sot e ksaj dite i mëson fëmijët që në bankat e shkollës me historinë për së prapthi. Duke thënë që Kosova është Serbi. Kshuqë larg qoft o Zot të jem serbe, është minimumi që mund të them”, shprehet Dojna.