Aksident në Tiranë, “Audi” përplaset me pemën(Video)

Një aksident ka ndodhur në Tiranë këtë të shtunë. Një makinë tip “Audi” është përplasur me një pemë.

Ngjarja ka ndodhur pranë zonës së Liqenit Artificial.

Deri më tani nuk dihet nëse nga ngjarja ka të lënduar.

Po ashtu pritet një njoftim zyrtar nga policia për të kuptuar rrethanat e këtij aksidenti.

Siç duket nga video e dërguar në rubrikën “Kallëzo” në Tvklan.al përplasja ka qenë e fortë.

Makina ka pësuar dëme të shumta./tvklan.al