Nën kërcënimin e thikës përdh*noi 70-vjeçaren greke, arrestohet 27-vjeçari shqiptar

Një i ri shqiptar është arrestuar në Greqi, pasi akuzohet se ka përdhunuar një 70-vjeçare.

27-vjeçari është arrestuar nga efektivët e Komisariatit të Patmosit, ndaj të cilit është ngritur një dosje për përdhunim.

E moshuara ka përshkruar autorin dhe falë identifikimit nga policia, është bërë i mundur lokalizimi i tij.

Sipas mediave greke, është konstatuar se autori jetonte në një hotel të vjetër përballë shtëpisë së viktimës.

Nga informacionet zyrtare mësohet se 27-vjeçari, pasi kishte mbuluar me shall tiparet e fytyrës, ka hyrë nga një derë e pasiguruar në banesën e 70-vjeçares dhe me kërcënimin e thikës e ka detyruar të kryejë marrëdhënie seksuale.

Autori mohon kategorikisht se ka dhunuar 70-vjeçaren, por autoritete greke kanë gjetur materiale biologjike dhe shenjat e gishtave të autorit.

27-vjeçari shqiptar pritet të dërgohet drejt prokurorisë së qytetit Kos për zbardhjen dhe shqyrtimin e kësaj çështjeje.