Artistët, politikanët apo biznesmenët? Detektivja Shkënda Lili tregon kush tradhton më shumë

E ftuar në “S’e luan Topi”, dedektivja e çifteve Shkënda Lili ka treguar të tjera detaje nga profesioni i saj dhe veçantitë e rreziqet që e shoqërojnë.

Ajo u shpreh se po t’i ndajmë tradhtitë sipas profesioneve, politikanët dhe biznesmenët janë ata që mbajnë vendet e para.

Pjesë nga biseda:

Erjona Rusi: Kush tradhëton më shumë, të pasurit apo të varfërit?

Shkënda Lili: Më shumë tradhëtojnë të pasurit.

Erjona Rusi: Artistët, politikanët apo biznesmenët?

Shkënda Lili: Më shumë janë politikanët dhe biznesmenët, artistët nuk po i fus këtu.

Erjona Rusi: Pra prapë dalim tek ata që kanë më shumë para

Shkënda Lili: Në Shqipëri mbajnë dy lidhje njëkohësisht, edhe familjen, edhe lidhjen me të dashurën.