Moti i paqendrueshëm largon pushuesit nga plazhet e Vlorës, shtohet trafiku i rënduar

Moti i paqendrueshëm i kësaj të diele ka ndikuar dhe te turizmi.

Reshjet e shiut kanë bërë që të largohen pushuesit nga plazhet e Vlorës. Kjo gjë ka sjellë dhe shumë trafik në lëvizjen e automjeteve.

Kujtojmë që kjo e dielë do të ketë një mot me vranësira në të gjithë vendin, më të dendura në zonat e veriore dhe veriperëndimore.

Kjo situatë e paqëndrueshme atmosferike mbetet deri në orët e mbrëmjes kur pritet përmirësim i dukshëm i motit./abcnews.al