Java nis me shi, në orët e pasdites do të ketë shtrëngata në këto zona

Moti për të gjithë ditët e javës parashikohet me kthjellime por nga orët e mesditës dhe më pas parashikohet shtim vranësirash deri të dendura.

Vranësirat në relievet kodrinore – malore do të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët deri dhe mesatar.

Reshjet me intensitet deri mesatar do të jenë në periudha afatshkurtra dhe pritet të jenë në formën e rrebesheve dhe shtrëngatave shoqëruar me shkarkesa elektrike dhe breshër.