Makina del nga rruga në Lezhë, dy të plagosur(Video)

Një aksident rrugor ka ndodhur mëngjesin e sotëm në superstradën Lezhë-Shkodër. Një automjet i cili drejtohej nga një 29-vjeçar ka humbur kontrollin duke dalë nga rruga.

Gazetari i Abc News, Gjergj Figuri raporton se si pasojë e aksidentit ka mbetur i plagosur drejtuesi i mjetit dhe pasagjerja që ndodhej me të.

Ata janë dërguar për ndihmë mjekësore ne spitalin e Lezhës dhe ndodhen jashtë rrezikut.

Policia po kryen hetimet ne lidhje me këtë aksident./n.m.abcnews.al