“Po vishet me rroba luksi”/ Emigranti shqiptar skandalizohet në ‘1 herë mat’, kap të fejuarën e tij duke… (Video)

Një tjetër histori tradhtie u tregua në puntatën e radhës “1 herë mat” në E Diell në Top Channel.

Dedektivja Shkënda Lili priti në zyrën e saj kësaj here një djalë që dyshonte se e fejuara e tij e tradhtonte.

Djali në fjalë prej vitesh jeton në Gjermani ku dhe zotëron një kompani të tijën dhe tregoi se po punonte shumë që ta merrte dhe të fejuarën me vete.

“Nga mënyra si po sillet po kuptoj gjëra që s’më pëlqejnë. Jemi njohur në Instagram, kemi 7 vite bashkë.Gjërat shkonin mirë deri sa filloi të shoqërohej me dy shoqe të vetat që i ka në klasë, më përpara më tregonte gjithçka, tani s’më jep asnjë detaj, ka 3 muaj e gjysmë. Ajo nuk ka ardhur kurrë atje, i them t’i paguaj të gjitha, më thotë kam shkollën.

Ajo thotë ka provime, po unë kam pyetur te shkolla dhe më kanë thënë nuk ka sezon provimesh. Akoma pa ardhur unë këtu, më pyet se kur do iki. Unë e mbaj me aq mundësi sa kam. Po punoj atje që të krijoj një të ardhme me të. Sa herë hapim tema familjare, ajo më thotë hë se ka kohë. Ajo më përpara flinte me kamera hapur, tani thotë, jo po më vjen gjumi, jo s’kam bateri,” tha djali.

“Ajo është zënë me të gjitha shoqet, ka zënë shoqëri të re. Më para më prezantonte të gjitha shoqqet në kamer, ndërsa tani jo. Tani po vishet me rroba shumë të shtrenjta që nuk ia kam blerë unë. Më thotë që i kam blerë të përdorura,” rrëfen klienti.