SPAK jep pretencën, ja sa vite burg kërkohen për zv. presidentin e FSHF

SPAK ka mbyllur hetimet dhe ka dhënë pretencën për të akuzuarit si të përfshirë në aferën e inceneratorit të Fierit.

Një nga të përfshirët në këtë aferë, është edhe ish-zv. presidenti i FSHF-së, Arben Dervishaj.

Për Dervishajn është kërkuar dënimi me 4 vite burg, por nëse pranohet kërkesa e SPAK, nga gjykimi i shkurtuar mund të ulet dënimi në 2 vite e 8 muaj burg.