Kur batuta e Berluskonit la pa fjalë Berishën: Do lemë vetëm skafet me vajza të bukura(Video)

Një ndër momentet që do të mbahet mend nga ish-kryeministri Berluskoni në raport me Shqipërinë është edhe ajo që bëri në një takim që zhvilloi me Sali Berishën në Romë.

Në një konferencë për shtyp, pas takimit me Berishën në vitin 2010, Silvio Berluskoni nuk ngurroi të ngacmonte disi pa takt kryeministrin shqiptar.

Teksa ish-kryeministri shqiptar angazhohej për moratoriumin e skafeve dhe se nuk do të lejonte që skafistët të mbysnin shqiptarë të pafajshëm në det, Berluskoni guxoi të thoshte tekstualisht

“Do të bëjmë një përjashtim për ata që sjellin vajza të bukura”.

Silvio Berluskoni ndërroi jetë ditën e sotme në moshën 86 vjeçare si pasojë e një sëmundje të rëndë.