VIDEO VIRALE/ Moderatorja italiane shpërthen në lot për vdekjen e Berlusconit: Nuk mundem më

Ish-kryeministri i Italisë Silvio Berlusconi është ndarë sot nga jeta në moshën 86-vjeçare.

Prezantuesit e Mediaset, Federica Panicucci dhe Francesco Vecchi, janë prekur gjatë momentit kur kanë përcjellë lajmin për vdekjen e Berlusconit.

Moderatorja Federica Panicucci ka shpërthyer në lot, duke e pasur të pamundur që të vazhdojë fjalinë.

Për këtë arsye, ka kërkuar ndihmën e kolegut.

“Të lutem, vazhdo ti”, dëgjohet teksa thotë Federica Panicucci, teksa shpërthen në lot.