Skandali i radhës! I vjedhin pronën me dokumente të falsifikuara, kërkojnë ta lënë edhe pas hekurave

Të burgosesh se kërkon pronën tënde. Duket se kjo është saga e persekutimeve prej vitesh të qytetarëve shqiptarë, të cilët kanë mbetur pas dyerve të gjykatës.

Kjo jo për faktin që e drejta nuk është me ta, por prokurorë e gjyqtarë, guxojnë të dalin mbi vendimet e gjykatave të cilat kanë marrë formën e prerë në Apel. Edhe pse të gjitha dokumentet që Ferit Tabaku, kishte dorëzuar për ta regjistruar si pronë të tijën, truallin ku ish-kinemaja dimërore e Lushnjës ishte ngritur, rezultuan me vendim të formës prerë të gjykatës të falsifikuara, përsëri prokuroria dhe gjykata e Lushnjës, i “amnistojnë” këto dokumente duke hedhur poshtë vendimin e gjykatës së Apelit të marrë që në vitin 2015

Ferit Tabaku i cili ka falsifikuar këto dokumente, shfaqet në kallëzues dhe me dokumentet e dorëzuara që mbajnë vulën e prokurorisë si të falsifikuar ka arritur që t’i vendos në dosjet e organit të akuzës, duke shkelur sërish ligjin, por këtë radhë prokurorja e Lushnjës, Merita Selimi kalon mbi vendimet e gjykatës duke i pranuar kallëzimin.

Pronari i tokës me vendimin e Komitetit Ekzekutiv të vitit 1958 i është marrë prona, sërish përpjekjet për të mos e trashëguar vazhdojnë edhe sot, kjo tashmë edhe me akuzimet e organeve të drejtësisë. të cilët përpiqen të favorizojnë personat që i kanë zaptuar sipërfaqet e tokave të cilët kanë ndërtuar pallate shumëkatëshe.

Skandali i radhës i Prokurorisë Lushnjë , miratohet pjesërisht nga gjykata e këtij rrethi, ku ish-drejtuesja e kësaj gjykate jep vendimin, kjo çështja është ankimuar dhe ish-pronarin e truallit ku ishte e ngritur ish-kinema dimërore Sefedin Shefa e dënon me “18 muaj shërbim prove”.

Më 20 janar 2020 shtetasi Ferit Tabaku, ka bërë një kallëzim në Prokurorinë e Lushnjës, për Sefendin Shefen, duke pretenduar se dokumenti i shpronësimit të vitit 1958 lëshuar nga komiteti ekzekutiv i asaj kohe është i falsifikuar.

Ai akuzonte Shefen se ka falsifikuar dokumentin në kohën që i akuzuari nuk kishte lindur akoma, pasi ai ka lindur më 23 shtator 1961. Përveç kallëzimit të tij, Tabaku kishte paraqitur si provë në gjykatë, dokumentet e falsifikuara, të cilat ishin hetuar nga Prokuroria e Lushnjës dhe për të cilën Gjykata e Lushnjës dhe më pas e Apelit Vlorë, kishin marrë vendimin e asgjësimit të këtyre dokumenteve të cilat organi i akuzës i kishte klasifikuar të falsifikuara.

Konkretisht dokumentet e falsifikuara nga Ferit Tabaku dhe të urdhëruara të asgjësoheshin ishin gentplan i truallit, autorizimi i shitjes dhe kontrata e shitjes të ish-objektit kinema Dimërore në Lushnjë.

Ishte pikërisht prokurorja Merita Selimi e cila gjashtë muaj nga dhënia e vendimit të formës prerë nga Gjykata e Apelit Vlorë i datës 2.10.2020, që vendosi “asgjësimin e dokumenteve të sipërpërmendura dhe heqjen e tyre nga institucionet që i mbanin”.

Ky ekzekutim u krye nga ana e Selimit me 16.04. 2021. Ndërkohë që në Gjykatën e Lushnjës kishte vazhduar gjyqi civil për njohjen pronarë të shtetasit Sefedin Shefa, prokuroja Merita Selimi me dt. 10.03.2021 i kërkon gjykatës pezullimin e gjykimit, pasi shtetasi Ferit Tabaku nga i kallëzuar kthehet në kallëzues duke akuzuar Sefedin Shefën për falsifikim të dokumenteve të cilat ishin prodhuar tre vite para se të lindte.

Për më shumë se një viti e dy muaj prokurorja Selimi i ka thënë se “nuk je person nën hetim dhe nuk ke të drejtë të njihesh me akuzën, sepse përmban sekret hetimor” dhe kërkesave të njëpasnjëshme të Sefedin Shefës për shpejtim të hetimit nuk ju përgjigjej edhe pse për shkak të këtij hetimi ishte pezulluar gjykimi civil.

Çfarë hetoi prokuroria për afro tre vjet në tejkalim të të gjitha afateve ligjore? Sa zgjat hetimi për verifikimin e një falsifikimi?

Pas pezullimit të gjyqit në Lushnjë nga prokurja Merita Selimi, Shefa apeloi vendimin e pezullimit të gjyqit në gjykatën e Apelit Vlorë, ku kjo e fundit me datë 14.04.2022, vendosi “zhbllokimin e pezullimit të vendimit të gjykatës Lushnjë dhe rinisjen e gjyqit civil në momentin që ishte pezulluar”.

Në momentin që Gjykata Apelit Vlorë sjell vendimin e zbardhur, prokuroja Merita Selimi ngre akuzën ndaj Sefedin Shefes duke e akuzuar atë “për falsifikim dokumentesh dhe dërgon çështjen në gjykatë”.

Për dy vite e gjashtë muaj, Shefa edhe pse është thirrur disa herë nga prokuroja Selimi për t’u pyetur, në momentin që shkonte në prokurori nuk pritje as nga ana e saj, por edhe nga OPGJ Brigjilda Sinjari.

Vetëm më datën 9 shtator 2022, z.Shefa pretendon se është njohur me dosjen që prokurorja Selimi shprehej se kishte dokumente sekrete, por në fakt në të, kishte dokumentet të shpallura të falsifikuara bazuar edhe në vendimet e formës së prerë të gjykatës dhe që ishin paraqitur nga Ferit Tabaku dhe të marrë nga prokurorja Selimi. Edhe pse Shefa kishte dy vite që i kishte kërkuar prokurorisë të njihej me dosjen, zonja Selimi është shprehur se nuk je i pandehur.

Me këto prova të falsifikuara prokurorja Merita Selimi dhe gjyqtarja Esmeralda Xhili, gjykuan dhe dënuan Sefedin Shefën. Ishte prokurorja Merita Selimi që kërkoi dënimin me 9 muaj burg të Sefedin Shefes, për një vepër penale që nuk u vërtetua në asnjë moment që ishte kryer nga ana e ta akuzuarit.

Gjyqtarja Esmeralda Xhili dha vendimin e dënimit me 18 muajsh shërbim prove për Sefedin Shefen, urdhëroi dhe fshirjen e dokumentit individual të Shefës në arkivin e shtetit, pa provuar në asnjë moment që ky dokument është i falsifikuar.