Reshje shiu dhe shtrëngata, ja si do të jenë temperaturat gjatë ditëve në vazhdim

Moti për ditën e nesërme pritet të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike relativisht të paqëndrueshme.

Sipas parashikimit nga SHMU, pritet që dita e mërkurë të jetë me kthjellime dhe vranësira në zhvillim në orët e mesditës ku përgjatë Ultësirës Perëndimore dhe zonave malore vranësirat, priten reshje shiu me intensitet të ulët dhe shtrëngata afatshkurtëra.

Era do të fryjë nga veriperëndimi me shpejtësi mesatare deri në 5m/s, e cila më momentin e zhvillimit të vranësirave dhe përgjatë vijës bregdetare fiton shpejtësi deri 10m/s. Valëzimi në det do të jetë i forcës 1-2 ballë.

Temperaturat parashikohen:

në zonat malore 14 deri 28°C

në zonat e ulëta 16 deri 31 °C

në zonat bregdetare 18 deri 32°C