Sanksionet ndaj Prishtinës/ Gazetari nga Kosova bën paralajmërimin e fortë: Trupa shtesë të NATO-s do vendosen në veri

Gazetari Berat Buzhala, teksa ka analizuar situatën në Kosovë ka listuar edhe rreziqet e sanksioneve të perëndimit, të artikuluara tashmë.

I pyetur nga gazetari Blendi Fevziu se cilat mund të jenë këto sanksione, Buzhala e lidhi kryesisht me çështje të mbështetjes ekonomike, por edhe politike.

“Pezullimi i 400 milionë eurove të BE por projektet në Kosovë. Kurti nuk do mund të ketë takime të niveleve politike me zyrtarët e BE-së.

Trupa shtesë të NATO-s do vendosen në veri dhe do ta bëjnë një lloj protektorati, me gjasë do të ketë edhe trupa shqiptare”, tha Buzhala ndërsa pohoi që kjo situatë do të dëmtonte edhe klimën e investimeve të huaja në vend.