Iu publikua video duke puthur nxënësen/ Mësuesi mohon akuzat: Vetëm e përkëdhela!

Detaje të reja nga ngjarja e rëndë në Kosovë ku mësuesi i cili puthi në buzë nxënësen e klasës së shtatë në Deçan është arrestuar nga policia e Kosovës.

Siç raporton mësuesi i identifikuar si Valentin Selmanaj, është filmuar teksa puth me dhunë në buzë të miturën. Mediat kosovare shkruajnë se kanë konfirmuar se ky incident ka ndodhur javën e kaluar.

Në pamjet e siguruara shihet mësuesi Selmanaj duke kryer këtë veprim në një nga klasat e shkollës.

Nxënësja 12-vjeçare, sipas dosjes së prokurorisë, ka deklaruar në stacionin policor se i dyshuari V.S. e ka puthur në buzë atë dy herë, pa pëlqimin e saj.

Ndërsa i dyshuari, Valentin Selmanaj, në deklaratën e tij e pranon që është mësimdhënës i viktimës, se ka qenë në dijeni të moshës së saj, por veprimet e tij kanë qenë vetëm duke e përkëdhelur dhe duke iu vendosur dorën në kokë dhe se i njëjti e ka afruar afër vetes për disa sekonda, te faqja.

Video e filmuar nga nxënësit e shkollës tregon momentin kur mësuesi puth në buzë të miturën, veprim i cili pretendohet se është kryer me forcë. Kjo ngjarje që ka ndodhur brenda shkollës i ka kushtuar me arrestim mësimdhënësit të dyshuar.

Ngjarja është denoncuar në policia nga një nxënës i shkollës që ka filmuar momentin. Gjatë fundjavës, mësuesi së bashku me kolegët e shkollës dhe nxënësit kanë qenë në ekskursion në Shqipëri. Ai thuhet se është arrestuar pasi është kthyer në Kosovë.