Kjo nuk pritej! Pas rrëmbimit të 3 policëve, Kosova i jep një tjetër goditje të fortë Serbisë

Qeveria e Kosovës ka marrë vendim për ndalimin e hyrjes në territorin e saj të të gjitha produkteve serbe.

Sipas Klankosova, vendimi vjen si kundërpërgjigje ndaj rrëmbimit të tre efektivëve të forcave speciale të Kosovës në veri të vendit.

Në një reagim pak më herët në rrjete sociale, kryeministri Kurti tha se dyshimet mbi rrëmbimin e efektivëve bien mbi forcat e ushtrisë serbe.

Kurti e cilësoi aktin si një aggression ndaj Kosovës dhe që synon përshkallëzimin e situatës dhe destabilizim.

Kurti kërkoi nga faktorët ndërkombëtar që të dënojnë agresionin dhe I bëri thirrje beogradit të lirojë sa më parë efektivët e republikës së Hosovës.