A do të përkeqësohet situata? Ish ministri i Jashtëm i Kosovës ngre alarmin për qytetarët, ja çfarë do të ndodhë

Ish ministri i Jashtëm i Kosovës, Anton Berisha tha se rrëmbimi i tre policëve në veri është pasojë e krizës politikë të shkaktuar nga qeveria Kurti.

Në një intervistë për “News Line” , Berisha theksoi se ekziston rreziku që tensionet në veri të përshkallëzohen në konflikt.

Kjo ngjarje është pasojë e krizës politike të shkaktuar nga Kurti sepse Serbia gjithmonë është e gatshme me krijuar probleme por maturia politike kosovare që nga ’91 ka qenë shmangia e situatave të panevojshme të krizës duke parë parasysh historinë dhe destruktivitetin e Serbisë.

Dhe Serbia duke parë rrjedhën e ngjarjeve të izolimit ndërkombëtar të Kosovës, ka shfrytëzuar momentin.

Kjo e vështirëson situatën dhe paraqet rrezik të një konflikti më të rëndë sesa situata aktuale. Qeveria Kurti ka arritur të mobilizojë 27 vende evropiane për të marrë masa kundër qeverisë së Kosovës dhe kjo është një vetëmbytje, vetëvrasje e politikës së kësaj qeverie që të mobilizojë bashksinë evropiane në një zë., theksoi ai.