I FUNDIT/ Aksident i frikshëm, plagosen tre persona, një në gjendje të rëndë

Tre persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e një aksidenti rrugor të ndodhur pasditen e sotme në Bulqizë.

Mësohet se një automjet ka dalë nga rruga.

Personat e lënduar janë transportuar në spitalin e Bulqizës ku kanë marrë ndihmën e parë.

Njëri prej të lënduarve ndodhet në gjendje më të rëndë shëndetësore dhe pritet të niset me helikopter drejt Tiranës.

Sakaq polica dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje, ku po punojnë për zbardhjn e shkaqeve të aksidentit./Albeu.,com.