Policia jep detaje për aksidentin/ Gruaja humbi kontrollin e mjetit dhe goditi dy të tjerat. Tre në spital

Policia jep detaje për aksidentin në Bulqizë.

Sipas të dhënave, ngjarja ndodhi në qytetin e vjetër, Bulqizë.

S.D., duke drejtuar automjetin e saj, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti ka goditur 2 automjete të tjera.

Për pasojë kanë mbetur të lënduar shtetasit I.Gj., S.Gj., dhe H.L., të cilët po marrin ndihmë mjekësore në spital.

Drejtuesja e automjetit shtetasja S.D., është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.