Ministria pezullon televizionin Klan Kosova, zbulohet arsyeja (Dokumenti)

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë në Kosovë ka kallëzuar penalisht Shoqërinë Tregtare “Klan Kosova” SHPK në Departamentin e Krimeve të Rënda.

Përmes një komunikate për mediet, MINT ka njoftuar denoncimin në DKRM për zyrtarët përgjegjës të Agjencisë për regjistrimin e Bizneseve dhe personat përgjegjës të kompanisë “KLAN KOSOVA” SHPK , nën dyshimin për keqpërdorim të detyrës dhe autorizimeve ekonomike.

Mbështetur në aktet ligjore, ministria gjithashtu ka marrë vendimin për pezullimin e certifikatës së biznesit të “KLAN KOSOVA” SHPK.

Raportimet e medieve kosovare në lidhje me këtë çështje, të cilat kanë zbardhur dyshimet për shpërdorimin e mundshëm të detyrës nga zyrtarë të ARBK, ka nxitur MINT që të marrë masat e duhura dhe për të hetuar më tej.