‘Mos bëni shaka!’, ‘kush është afër të shkojë menjëherë te shtëpia’/ Çifti i jep fund jetës, i njoftojnë miqtë përmes rrjeteve sociale

“Mirupafshim”.

Një mesazh që nuk lë vend për interpretim, i fundit në profilin në Facebook të Simona Lidullit, gruaja e gjetur e pajetë mëngjesin e djeshëm në shtëpinë e saj në lagjen Ardeatino në Romë, e goditur me armë zjarri.

Në profilin e shoqëruesit të saj, Valerio Savino, një tjetër postim që lajmëron fatkeqësinë: “Lamtumirë të gjithë miqtë e mi. Jeta ime tokësore dhe ajo e Simonës përfundon këtu”.

Ai u gjet i vdekur në makinën e tij në parkingun e një qendre tregtare. Mesazhet e lamtumirës të gjetura nga karabinierët, të cilët po hetojnë dy vdekjet, edhe në shtëpinë e burrit dhe në makinë, flasin për një vullnet të përbashkët për t’i dhënë fund të gjithave.

Dhe hetimet, të koordinuara nga prokurori i Romës Michele Prestipino, pas një pasigurie fillestare kaluan drejt vetëvrasjes së përbashkët, një zgjedhje tragjike ndoshta për shkak të sëmundjes së njërit prej të dyve.

Një vdekje e dyfishtë e shpallur drejtpërdrejt në rrjetet sociale, para një audiencë të pafuqishme përdoruesish, miqsh dhe të afërmsh.

Shumë prej miqve që lexuan mesazhin ngritën alarmin. “Ju lutem, ata që jetojnë në Romë të shkojnë menjëherë në shtëpinë e Simonës, në via Adolfo Consolini 51”, shkruan një i afërm nën postimin e fundit të gruas.

E megjithatë komentet pasojnë njëri-tjetrin, përpjekje të dëshpëruara për të ndalur aktin e paralajmëruar: “Simona, të lutem mos na e shkakto këtë dhimbje. Gjithçka do të zgjidhet”.

“Unë jam kujdestari i tyre i maceve. Po mundohem t’i telefonoj në cel, por ata janë jashtë. Jam në ankth”. Por pak më vonë shpresat shuhen dhe një përdorues raporton lajmin e vdekjes së bashkëshortëve: “Na kanë lënë Valerio dhe Simona”.

Kështu komentet e emocionuara kthehen në “Rip” nostalgjik”. Një përdorues shkruan : ” e tmerrshme te dëshmosh live, e pafuqishme ndaj këtij turpi”. Dhe ngushëllimet shumohen. E njëjta dinamikë në profilin e burrit në Facebook. Nën postimin e fundit, mund të lexoni së pari komentet e zhvendosur: “Valerio, mos na bëj merak”. Dhe përsëri: “Përgjigjuni”, “më telefononi”, “mos bëni shaka”.