Fillon për pak orë! Bëhuni gati për shtrëngata shiu, zonat që preken(Harta-Live)

Vera nuk ka ardhur ende në Shqipëri dhe rajon pavarësisht se kalendari shënon 15 qershor. Shirat e dendur rikthehen thuajse çdo pasdite në vendin tonë duke përfshirë zona të mëdha.

Moti nuk do të zhgënjejë edhe sot në këtë drejtim teksa pritet që Tirana, Durrësi, Kruja si edhe jugu i gjithi, të përfshihen nga reshje të dendura shiu duke nisur nga ora 16:00 e ditës së sotme deri në orët e para të mbrëmjes.

Reshjet do të jenë të dendura më shumë në Tiranë dhe Durrës, të cilat do të shoqërohen edhe me rrufe.