Flasin kosovarët e liruar nga Serbia: Na trajtuan mirë, policët na thanë se arrestimi ishte politik

Ditën e sotme u liruan 4 persona, shtetas kosovarë që u arrestaun dy ditë ë parë në Serbi.

Pas lirimit ata kanë treguar se në paraburgim janë trajtuar mirë, ndërsa efektivë serbë u kanë thënë se arrestimi i tyre është e gjitha politikë.

“Na kanë ndaluar, na morën dokumentat dhe më andej skemi ditur asgjë. Na kanë marrë na kanë futur në jeep, aty kemi ndejt nja dy orë, skemi ditur gjë. Ne kemi kaluar dhe më parë kufirin dhe skemi pasur problem.

Lirohen nga burgu i Serbisë katër kosovarët e arrestuar, flet familjari i tyre

Për pos këtyre civilëve që na kanë marrë këtu, jo mirë. Policiët e tjerë na kanë trajtuar mirë sa dhe ata çuditeshin për këtë rast dhe thonin që është e gjtiha politikë,” tha ai.