Rrëmbimi i policëve në veri të Kosovës, Von Cramon sulmon Vuçiç

Raportuesja në Parlamentin Europian, Viola Von Cramon ka sulmuar presidentin serb Aleksandër Vuçiç përmes një postimi në Twitter, referuar rrëmbimit të efektivëve serbë në veri të Kosovës.

Sipas saj autokratët nën presion brenda vendit kërkojnë mënyra dhe mjete për të larguar vëmendjen nga problemet në shtëpi.

Von Cramon u shpreh se rrëmbimi i policëve është një ilustrim i këtij rasti.

“Çfarë bëjnë autokratët kur janë nën presion brenda vendit? Ata kërkojnë mënyra dhe mjete për të larguar vëmendjen nga problemet në shtëpi. Një rast klasik i kësaj duket të jetë incidenti i djeshëm në zonën kufitare mes Kosovës dhe Serbisë,” – shkroi ajo.