Tornado shkatërruese në jugun e SHBA-ve, raportohet për të vdekur

Tornado katastrofike kanë pushtuar Perryton, në shtetin verilindor të Teksasit (në jug të SHBA ),

duke lënë disa të vdekur (ende nuk është i qartë numri i viktimave) dhe duke shkaktuar dëme të mëdha në ndërtesat e zonës, një qytet me rreth 8500 banorë.

Sipas stacionit televiziv lokal KVII, të paktën tridhjetë shtëpi rulot janë dëmtuar ose shkatërruar plotësisht.

Ekipet e shpëtimit po vazhdojnë misionin për të shpëtuar sa më shumë jetë,

pasi ka qytetarë që janë bllokuar nga era e fortë dhe stuhitë e tornados./albeu.com/