Nga Sadiku, te Muçi e portierët. Sylvinho tregon gjithçka në konferencë: E kam në mendje formacionin, nesër nuk do shihni ekipin tim, por…

Trajneri i Kombëtares shqiptare, Sylvinho, u shfaq sot para mediave për konferencën për shtyp para ndeshjes ndaj Moldavisë, duke treguar idetë e tij për ekipin në këtë sfidë të radhës për kualifikueset e Euro 2024.

“Grumbullimi me Poloninë ka qenë edhe më i gjatë, kjo periudhë është për të gjithë pak i vështirë, pasi disa mbërrijnë në një datë e disa në një tjetër. Ne jemi praktikisht bashkë të gjithë prej 7-8 ditësh, një punë e mirë. Ne i njohim lojtarët dhe lojtarët njohin konceptet e futbollit dhe të jep diçka më shumë në fushë. Jam i kënaqur për përkushtimin, ishte një sezon i vështirë për disa, shumë i mirë për të tjerë. Ne menaxhojmë ngarkesën e punës dhe vijmë për të bërë mirë, pastaj puna na jep diçka më shumë, sigurisht.

Jemi të mësuar të gjithë me presionin, kemi 7 finale dhe nesër është e para, ndeshje shumë e rëndësishme për ne, jemi të karikuar siç e kemi thënë. Kemi një ndihmë të mirë se luajmë në shtëpi dhe kem tifozët tanë. Nesër ndoshta kemi stadiumin e mbushur dhe është një ndihmë e mirë. Skuadra është mirë. Nesër do të zgjedhim ndonjë dyshim, por padyshim është një skuadër që duhet të propozojë lojë. Nëse luan, një skuadër duhet të jetë e ekuilibruar, luhet 90 minuta dhe duhet ekip që sulmon, mbron, bën luftë dhe propozon lojë. Ne kemi një grup që shkon në fushë me shumë dëshirë, zemër e shpirt për të bërë mirë përkrah tifozëve tanë.

Niveli i përqendrimit është shumë i rëndësishëm, por ne nuk vlerësojmë nëse nga ana tjetër është ekip i madh, apo i vogël. Kemi 7 finale dhe duhet të bëjmë shumë mirë në çdo ndeshje, nesër është e para. Në nivel përqendrimi duhet skuadër e përqendruar. Sulmohet mirë, e mbrohet mirë. Niveli i përqendrimit është njëlloj. Ne duhet të jemi shumë fort me kundërshtarët, nesër Moldavia është e fortë, kanë lojtarë të mirë. Por ne jemi të përgatitur, të karikuar, niveli i përqendrimit është i rëndësishëm në këto momente.

Niveli i përqëndrimit është shumë i lartë në këtë moment, flitet shpesh për ekipe të mesme, të vogla dhe të mëdha, por për mua nuk ka të vogla. Ekipi im do të bëj një lojë shumë të mirë nesër ndaj Moldavisë, mendojmë se jemi gati për të marrë më të mirën nga kjo sfidë. Jam i bindur për lojtarët që do të hedh nesër në fushë, nuk ka lidhje me stërvitjen e sotme.

Sadiku është lojtar simbol i Kombëtares, me eksperiencë, shënon gola e di që është i aftë të japë maksimumin për Shqipërinë. Ai e shqetëson kundërshtarin. Nëse do të më duhet për 20-30 minuta për këto dy ndeshje, jam i bindur që ai mund të shënojë dhe gol. Lojtarët që mungonin me Poloninë duhet të mësohen me mënyrën tonë dhe që të mësohen sa më mirë. Për lojtarët që ishin herës kaluar ishte më e thjeshtë, pak a shumë janë në dijeni.

Kishim disa të rinj që vijnë në skuadër, gjendja është shumë e mirë, për fat të mirë rikthehen Ismajli, Gjimshiti, Muçi është një lojtar shumë i mirë, lëviz mirë mes linjave dhe më pëlqen shumë mënyra se si e interpreton futbollin.

Ne nesër nuk do shohim ekipin e SIlvinjos. Do të shohim skuadrën e Shqipërisë, kuqezi, të fortë me dëshirë. Kush shkon në fushë, do të jetë me 100 në orë. Këtë po. Nuk pretendoj të bëj skuadrën time, punohet shumë, me konceptet e gjëra që më pëlqejnë në futboll, por është Shqipëria, skuadra shqiptare. Nesër kemi 20 mijë tifozë dhe është ndihmë e madhe. Lojtarët do jenë në fushë me 100 në orë dhe kjo është Shqipëria që unë dua të shoh.

Të gjitha janë të rëndësishme, janë 7 finale. Duhet të ecim me 100 në orë, nuk ka kohë të mendojmë dhe të gjithë e dinë, ia kam thënë. E dinë që në rrugëtimin tonë, objektivi i kualifikimit në EURO 2024, të gjitha janë të rëndësishme. Kjo në këtë moment është më e rëndësishmja, lojtarët e dinë këtë dhe do ta luajmë.

Portierët i vendosim nesër, janë njëlloj në gjendjen sportive, nesër e vendos unë. Sa i përket ekipit, është një moment i vështirë për të gjithë. Një apo dy ishin me pushime, është një grup lojtarësh që ka mbaruar me 28 maj, një tjetër me 4 qershor, pastaj kanë ardhur me 6-7-8 qershor. Ka që erdhën me 10 apo 12. Janë sfida për të menaxhuar ngarkesat e punës, por jemi mirë, e kemi menaxhuar mirë. Sot mbërrijnë të gjithë në 100% dhe do të bëjmë stërvitje të mirë në fushë dhe të luajmë nesër. Jam i kënaqur për punën që kemi bërë për të menaxhuar një ngarkesë të vështirë, për të gjithë.

Nesër do të zbresim në fushë pas 2 muajsh punë, çdo trajner studion kundërshtarin për të bërë një ndeshje shumë të bukur. Moldavia është ekip me lojtarë të rinj, i vendosur shumë mirë në fushën e lojës, e interpreton futbollin në mënyrë shumë mirë, ka futboll të shpejtë, ka lojtarë shumë të talentuar. Është një ndeshje shumë e vështirë për ne, por kjo më pëlqen më shumë pas dy muajsh punë se tani kemi shansin për të zbritur në fushë dhe tja arrijmë qëllimit tonë nesër. Nesër do të zbresim në fushë përpara 20 mijë tifozëve, të cilët do të jenë një ndihmë shumë e madhe dhe ne do të jemi shumë të karikuar. Ne patëm mundësi të shihnim fushën para dy ditësh ku bëmë seancë stërvitore sigurisht që fusha nuk ishte në gjendje të keqe dhe besoj që nesër do të jetë në gjendje të mirë, por e rëndësishme për mua është mos të kemi justifikime për fushën, kam folur edhe me lojtarët do bëjmë ndeshjen tonë dhe do të marrim maksimumin”, tha Silvinjo./PANORAMASPORT.AL