Jo vetëm me Safetin! Cila është vajza nga Berati që josh figurat e larta publike, politikanë edhe biznesmenë? (Foto)

Një video-skandal u shpërnda sot në rrjetet sociale teksa shfaqej kryebashkiaku i Kukësit, Safet Gjici duke kryer akte seksuale.

Detaje të reja janë mësuar nga mediat për këtë ngjarje të rëndë.

Bëhet me dije se një burim policor ka zbuluar detaje mbi identitetin e vajzës që shfaqet në videon me kryetarin e Bashkisë së Kukësit, Safet Bici.

Burimi shtoi se vajza me inicialet A.K. është nga Berati, jeton në Durrës dhe vepron e mbrojtur nga një grup kriminal.

Në bisedën me gazetën Dita, burimi e cilësoi vajzën si “mjeshtre” që ka edhe video të tjera.

Ajo shfrytëzonte “kauza sociale” për tu takuar me zyrtarë të lartë, politkanë, njerëz të njohur e biznesmenë.

Më pas hynte në kontakt me ta duke i joshur. Grupi që ka pas vetes shantazhonte më pas viktimat duke u vendosur gjoba.

Vajza ka arritur të dalë foto edhe me Sali Berishën, foto të cilën e ka publikuar më pas në rrjete sociale.

Megjithatë për këtë ngjarje, pritet hetimi i SPAK për verifikimin e situatës.

Kreu i Bashkisë së Kukësit dha dorëheqjen sot pas publikimit të videos ku ai kryente seks oral në zyrën e bashkisë, me vajzën në fjalë./Noa.al