Qeveria miraton pr/ligjin për legalizimin e kanabisit

Pas konsultimit afro 10 muaj me ekspertizë vendase dhe ndërkombëtare, përfshirë dhe atë të Komisionit Europian, qeveria ka vendosur të çojë në kuvend për miratim projektligjin për legalizimin e kanabisit për t’u përpunuar për arsye mjekësore dhe industriale.

“Qeveria sot ka miratuar pr/ligjin për kontrollin e kultivimit dhe përpunimit të bimës së kanabisit dhe prodhimit të nënprodukteve të saj”.

Në draftin e bashkëhartuar nga Ministria e Shëndetësisë, Bujqësisë dhe Ministra e Brendshme janë parashikuar jo vetëm kushtet për licencimin e kompanive që do të merren me kultivimin dhe eksportimin e kanabisit por dhe sanksionet për shkelje të kushteve të licencës.

“Sanksionet për ata të cilët shkelin kushtet e licencave apo dalin përtej kufijve ligjorë”.

Sipërfaqja totale e lejuar për kultivimin e bimës së kanabisit nuk mund të jetë më e madhe se 150 hektarë në rang kombëtar.

Për të ndjekur të gjithë procedurën që nga kultivimi deri në eksportim do të ngrihet një agjenci e posaçme.

“Një agjenci e cila do të punojë me të gjitha agjencitë e tjera në vend”.

Qeveria vendosi të legalizojë kanabisin për arsye mjekësore pasi në konsultimin publik që bëri vitin e shkuar afro 60 përqind të shqiptarëve që morën pjesë në anketim pranon marrjen e këtij vendimi./Tv Klan