Dueli Shqipëri-Moldavi, “avullojnë” të gjitha biletat! FSHF: “Air Albania” do të jetë plot

Shqipëria luan ndeshjen e dytë kualifikuese për Europianin “Gjermani 2024” kundër Moldavisë, në stadiumin “Air Albania”, ora 20:45, e vlefshme për Grupin E.

Pavarësisht humbjes në ndeshjen e parë ndaj Polonisë, interesimi për të parë në veprim skuadrën e drejtuar nga Silvinjo ka qenë shumë i lartë.

Pritet të jetë një atmosferë e zjarrtë në stadiumin “Air Albania”, pasi është raportuar se janë shitur të gjitha biletat që ishin në treg.

Kjo është bërë e ditur nga vetë FSHF-ja përmes një postimi në rrjetet sociale.