Humbi jetën 8-vjeçarja, dalin detaje të reja nga aksidenti tragjik

Detaje të reja mësohen nga aksidenti tragjik i ndodhur pasditen e sotme në aksin Elbasan-Peqin ku humbi jetën një 8-vjeçare, ndërsa 6 persona të tjerë mbetën të plagosur.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:50, kur një automjet me targa të Gostivarit, i cili drejtohej nga një grua ka humbur drejtimin dhe është përplasur kokë më kokë me një makinë tjetër.

Mësohet se gruaja udhëtonte me dy vajzat e saj dhe viktimë ka mbetur njëra prej tyre, vetëm 8 vjeç.

Të plagosura kanë mbetur drejtuesja e automjetit, vajza tjetër e saj dhe 4 persona që ndodheshin në automjetin tjetër që u përfshi në aksident.

Përplasja ndërmjet dy makinave ka qenë aq e fortë saqë makina me targa të Gostivarit, ku ndodhesh gruaj dhe dy vajzat, ka përfunduar mbi barrierën e rrugës.

Paraprakisht dyshohet se shkak i aksidentit mund te jetë bërë lagështia në rrugë.