Sylvinho ndryshon skemën, ja si rreshtohet Shqipëria ndaj Moldavisë

Shqipëria përballet me Moldavinë në “Air Albania”, në ndeshjen e dytë të grupit eliminator të Euro 2024-ës.

Kuqezinjtë e Sylvinhos e nisën fushatën eliminatore me humbje në Poloni dhe do të kërkojnë fitoren e parë, për të nisur rrugëtimin drejt kualifikimin në Europianin e Gjermanisë.

Trajneri kuqezi ka ndarë mendjen për formacionin që do të hedhë në fushë nga minuta e parë.

Braziliani ka preferuar skemën 4-2-3-1, me Bajramin, Uzunin e Asanin në mbështetje të Cikalleshit.

FORMACIONET ZYRTARE:

SHQIPËRIA (4-2-3-1): Berisha; Hysaj, Ismajli, Gjimshiti, Mitaj; Ramadani, Bare; Uzuni, Bajrami, Asani; Cilalleshi.