Familja e Silvinjos vjen për herë të parë në Shqipëri, vajza e tij shkëlqen me fanellën e futbollistit të Kombëtares

Shqipëria do të përballet me Moldavinë në ndeshjen e vlefshme pë kualifikueset e “Euro 2024”.

Interesimi i tifozëve ka qenë i jashtëzakonshëm teksa kanë “avulluar” të gjithë biletat.

Por në stadium do të ketë tifozë të veçantë, ata janë familjarët e Silvinjos. Familja e tij vjen për herë të parë në Tiranë.

Në foton e siguruar nga “Panorama Sport”, vihet re gruaja dhe vajza e tij Tati Mendes e cila mban veshur fanellën e portierit të Kombëtares.

Ajo është shumë aktive në rrjetet sociale, teksa ka postuar edhe foto gjatë mbërritjes në aeroport dhe në stadiumin “Air Albania”.