Fitorja me Moldavinë, Hysaj: Një nga ndeshjet më të mira, shpresojmë për një fillim të ri

Kapiteni i Kombëtares Shqiptare Elseid Hysaj e konsideron një nga ndeshjet më të mira fitoren 2 me 0 me Moldavinë.

Në një intervistë për mikrofonin e Tv Klan pas ndeshjes, Hysaj tha se shpreson që ndeshja e sotme të jetë një fillim i ri.

“Ishte një fitore shumë e mirë sepse nëse nuk do kisihm fituar këtë ndeshje do ishte shumë e vështirë të iknim në Ishujt Faroe. Na ka bërë mirë kjo fitore. Kjo është një nga ndeshjet më të mira. Besoj që me këtë ndeshje shpresojmë një fillim të ri. Me këtë frymë, me këtë stadium që ishte sot, është një shtysë e madhe për ne”, tha ndër të tjera Elseid Hysaj./tvklan.al