E rëndë në Sarandë/ 40-vjeçari gjendet i mbytur në Ksamil

Një 40-vjeçar është mbytur në orën e para të mëngjesit të sotëm në Sarandë.

Ngjarja ndodhi rreth orës 01:00 në vendin e quajtur “Reparti 57” në Ksamil.

Nga të dhënat paraprake, dyshohet se Alikajt i ka shpërthyer bombola e oksigjenit. Trupi i tij është konstatuar në sipërfaqe nga shoku i tij, i cili ka njoftuar policinë.

Sarande, mbytet duke peshkuar 40 vjecari Ardit Alikaj. Ngjarja rreth ores 01.00 ne vendin e quajtur “Reparti 57” ne Ksamil.

Alikaj ka qende duke peshkuar me veshje polumbari kur dyshohet se i ka shperthyer bombola e oksigjenit.

Trupi i tij eshte konstatuar ne siperfaqje nga shoku i tij, i cili ka njoftuar policine. Vijojne hetimet per zbardhjen e plote te ngjarjes- thuhet në njoftimin e policisë.